Top News – Prapaskenat e tre ditëve në Kremlin / Çfarë u arrit në takimin mes Xi Jinping dhe Putin
23/03/2023 11:20

Presidenti kinez, Xi Jinping, është larguar nga Moska pas një vizite treditore në kryeqytetin rus, ku takoi presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Në këtë vizitë, të mbushur me simbolikë, dy liderët kanë shpalosur synimet e tyre për rendin e ri botëror. Por, çfarë realisht rezultoi nga takimi? Mbrëmjen e 21 marsit, Xi dhe Putin nënshkruan një deklaratë të përbashkët, pas bisedimeve që zhvilluan në Kremlin, e në të cilat u trumbetua “roli pozitiv” i Kinës dhe “pozicioni objektiv” i saj për luftën e Rusisë në Ukrainë. Dy liderët prezantuan një mori marrëveshjesh, në të cilat janë detajuar planet për lidhjet ekonomike të së ardhmes dhe bashkëpunimi më i ngushtë mes mediave shtetërore të të dyja palëve. Në takim u kritikua edhe Perëndimi, sidomos Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja. Mirëpo munguan marrëveshjet vendimtare për çështje ekonomike dhe ndihmën që do t’i duhej Moskës për ta përballuar presionin e sanksioneve ekonomike. “Synimi i Xi-së në këtë udhëtim ka qenë ruajtja e status quo-së me Rusinë, dhe jo lëvizja, as edhe një metër më afër, apo hapja e rrugës për bashkëpunim të ri”, thotë Yu Jie, hulumtuese për Kinën në Institutin Chathan House, me bazë në Londër.

Top Channel/ Armëpushimi në Iran, Starmer “kap momentin”: Niset drejt Gjirit Persik!
08/04 12:05
Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran, reagon Franca e Spanja: “Ndezën zjarrin, hedhin një kovë ujë”!
08/04 11:54
Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran, bie cmimi i naftës, ekspertët:“Trump s`do rrezikonte energjinë”!
08/04 11:52
Top Channel/”90 minuta larg katastrofës”: Arrihet armëpushimi SHBA-Iran, Hormuzi hapet për dy javë!
08/04 11:51
Top Channel/ Mbyllja e Hormuzit “pasuroi” Rusinë? DW: Miliarda nga nafta, gazi e plehrat kimike!
08/04 11:50
Top News- Paqja dy javore SHBA-Iran/ Çfarë përfshin plani 10 pikësh për armëpushim
08/04 10:20
Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33