Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të mërkurë një takim në Tiranë me drejtuesit politikë, ministrat e deleguar në njësi dhe deputetët. Edhë këtë herë nuk munguan porositë e lëna nga kreu i ekzekutivit, ku fokusin e coi te zbatimi i “Pranisë Besnike” në terren, përmes organizimit të takimeve të rregullta me qytetarët. Një nga pikat kryesore të angazhimit të socialistëve është forcimi i komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, duke evidentuar shqetësimet e tyre dhe duke ndjekur problematikat pranë institucioneve përgjegjëse.