Një ditë më parë, shefi i ekzekutivit, Edi Rama mblodhi ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve për të bërë një bilanc të asaj çfarë ka prodhuar deri më tani ‘Prania Besnike’. Sipas të majtëve, interesi i qytetarëve për të marrë pjesë në dëgjesa po rritet nga dita në ditë.