Kalendari i përcaktuar nga kryetari i partisë, Edi Rama bëri që ora 5 e të premtes t’i gjente të majtët me laps e bllok shënimesh me vete duke mbajtur shënim hallet e qytetarëve. Një ritual që do të vijojë në kuadër të asaj që Rama e konsideron “Prani Besnike” dhe që nuk është gjë tjetër veçse thelbi i detyrës së deputetëve, që do të duhej të ishte pjesë e agjendës së tyre që prej ditës së parë kur janë ulur në kuvend, pa pritur për strategjinë apo kalendarin partiak. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.