Tre punonjës të zyrës së Urbanistikës në Bashkinë e Vlorës janë arrestuar pasditen e sotme nga policia. Në pranga është vendosur përgjegjësi i zyrës së urbanistikës Rubin Hekurani dhe një punonjës tjetër, Klaudio Mehmetaj. Personi i tretë i arrestuar është pronari i një lokali përgjatë rrugës Transballkanike ku është dhënë një leje për një shtesë në subjekt. Sipas një njoftimi të policisë ata janë arrestuar nën akuzat “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.