Policia italiane ka zbatuar urdhër-arrestet e gjykatës së Gjenovës për të vënë në pranga 9 persona, pesë prej të cilëve me kombësi shqiptare, tre me komëbsi domenikane dhe një ekuadorian. Operacionet për arrestimin e tyre u zhvilluan në Gjenova dhe Spezia, teksa të 9 shtetasit dyshohet se janë të përfshirë në aktivitete kriminale, kryesisht të trafikut të lëndëve narkotike nga Ekuadori drejt vendeve të Bashkimit Europian.