Një 32-vjeçar u arrestua nga policia pasi lëvizte me armë zjarri. Aksioni I koduar Lust Gun u zhvillua nga shërbimet e komisariatit numër 1 në kryeqytet, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative. 32-vjeçari, Renato Vuka, u ndalua në rrugën Çollakët, ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip Citroen DS3, iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë së bashku me municion. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 2 aparate celularë dhe një shumë parash prej 15 800 eurosh.