Një kamion është përplasur me trafikndarësen në Rrugën e Kombit, por fatmirësisht ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht mësohet se pranë fshatit Kolsh, kamioni ka pësuar defekt në sistemin e frenimit, ndërsa drejtuesi i tij ka humbur kontrollin mbi mjetin. Megjithatë, ai ka arritur të dalë në kohë nga automjeti pa pësuar lëndime. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.