Një 15 vjeçar për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi në familjen e tij, me kallashnikov. I mituri ka qëlluar në mënyrë aksidentale nënën e tij me iniciale Sh. L., 46-vjeçe, duke e lënë të plagosur. Ngjarja ka ndodhur pasditen e të martës në fshatin Selishtë të Peshkopisë, teksa e plagosura është dërguar menjëherë në spitalin rajonal, ku po merr ndihmën mjekësore, teksa raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.