Top News/ Prag lufte në Detin e Kinës / Përplasen anijet, Filipinet akuzojnë Pekinin
31/08/2024 18:10

Kina dhe Filipinet kanë akuzuar njëra-tjetrën se kanë përplasur anijet e rojes bregdetare në një zonë të diskutueshme të Detit të Kinës Jugore. Autoritetet filipineze pretendojnë se aniaj e rojes bregdetare kineze "u përplas drejtpërdrejt dhe qëllimisht" ndërsa Pekini e ka cilësuar rastin si flagrant ndërsa ka fajësuar me të njëjtin pretendim shtetin ishullor. Përplasja e së shtunës pranë Sabina Shoal është rasti më I fundit që tregon përshkallëzimin e tensioneve mes dy vendeve. Brenda dy javëve të fundit, ka pasur të paktën tre incidente të tjera në të njëjtën zonë ku përfshihen anije që u përkasin të dy vendeve. Deti i Kinës Jugore është një rrugë kryesore detare përmes së cilës kalojën anijet tregtare. Vlera e mallrave që kalon në këtë hapësirë I kalon 3 trilion dollar gjatë nëj viti. Pekini pretendon të gjithë hapësirën detare përfshirë dhe pjesët që I përkasin Filipineve, Malajzisë, Tajvanit dhe Vietnamit. Pas përplasjes së fundit, roja bregdetare e Kinës u bëri thirrje Filipineve që të tërhiqen nga Sabina Shoal ndërsa u zotua se "do t[u kundërpërgjigjet me vendosmëri të gjitha akteve të provokimit". Ndërkohë roja bregdetare e Filipineve tha se nuk do të lëvizte anijen e saj - Teresa Magbanua - "megjithë ngacmimet, dhe veprimet përshkallëzuese të rojes bregdetare kineze". Nga përplasja mes dy anijeve nuk pati të lënduar por vetëm dëme materiale. Ambasadorja e SHBA në Filipine, MaryKay L Carlson, kritikoi Pekinin ndërsa i quajti veprimet e Kinës si të rrezikshme. "SHBA dënon shkeljet e shumta të rrezikshme të ligjit ndërkombëtar nga [Republika Popullore e Kinës], duke përfshirë sulmin e sotëm të qëllimshëm të anijes Teresa Magbanua ndërsa po kryente operacione të ligjshme brenda [Filipineve]" Shkroi ajo në një postim për X. Ndërkohë Kina nga ana tjetër fajësoi në mënyrë të përsëritur Filipinet dhe aleatin e saj SHBA-në për përshkallëzimin e tensioneve.

Top Channel/ Miratohet monedha e floririt me fytyrën e Trump: 24 karat, del në 4 korrik!
20/03 14:45
Top Channel/ Izraeli mbyll xhaminë Al Aksa, besimtarët luten në rrugë: “Hera e parë në dekada”!
20/03 14:37
Top New – SHBA godet ‘Homeland Justice’/Mbyllen faqet e iranianëve, mes tyre ai që sulmoi Shqipërinë
20/03 13:35
Top News – Trump do pushtojë ishullin e Khargut / Do fusë trupat në Iran, gati plani i luftës
20/03 13:35
Top News – Meningjiti vret edhe në Francë/ Britania e madhe në mes të një shpërthimi të paparë
20/03 13:32
Top News – Tym i zi mbi fabrikën e makinave / 14 të zhdukur mes flakëve dhe 21 të lënduar
20/03 13:26
Top News – Të hapim Ngushticën e Hormuzit! Evropa, Japonia e Kanadaja me deklaratë të përbashkët
20/03 12:49
Top News -‘Zoti e shkatërroftë Izraelin…’/Erdogan në faljen e Fiter Bajramit: Do të paguajë çmimin
20/03 12:45
Top News – Shkoi për të uruar festën. Kryeministri Australian pritet me protesta në xhami
20/03 12:44
Top Channel/ BTS rikthehen në skenë, 260 mijë fansa dhe masa të rrepta sigurie në koncertin historik
20/03 12:33
Top Channel/ Alarm për IOS! Zbulohet sulmi “DarkSword”, Apple apel për përditësim urgjent
20/03 12:31
Top News- Anije luftarake ruse e një cisternë nafte / Putin sfidon Trump, thyen bllokadën ndaj Kubës
20/03 12:26
Top News – Do hedhë në erë pistat e Grenlandës / Nëse Trump sulmon, Danimarka e ka gati planin
20/03 12:25
Top News – Tmerr në fluturim, turbulenca të frikshme / Disa të plagosur në avionin e Delta Airlines
20/03 12:25
Top News – SHBA, ofensivë për të hapur Hormuzin / Avionë luftarakë e helikopterë kundër Iranit
20/03 12:20
Top Channel/ Falja e Bajramit, besimtarët mbushin Xhaminë e Madhe në Mekë!
20/03 11:57
Top Channel/ SHBA “hakmerret” për Shqipërinë: Godet hackerat iranianë, bllokon “Homeland Justice”!
20/03 11:20
Top Channel/ Origjina e jetës, përgjigja vjen nga asteroidi? Zbulohen “blloqe” materiali genetik!
20/03 11:19
Top News – Festë dhe raketa në Lindjen e Mesme / Myslimanët e botës shënojnë Fitër Bajramin
20/03 11:00
Top News – Kim Jong un dhe vajza e tij mbi tank: ‘Tundet toka’ / Testojnë ‘bishën’ e re të betejës
20/03 10:48
DIGITALB DIGITALB