Top News/Prag lufte botërore, Irani do sulmojë Izraelin/SHBA jep alarmin, Biden:Mbështetje të hekurt
11/04/2024 11:33

Sipas inteligjencës amerikane, Irani ose një nga grupet që ai mbështet do të nisë një sulm ndaj Izraelit shumë shpejt. Teherani premtoi se do të "dënojë" Izraelin me një sulm hakmarrës pasi disa nga komandantët e tij të lartë u vranë në një sulm në konsullatën iraniane në Siri. Kjo ka ngjallur frikën e shpërthimit të një lufte gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme pasi çdo sulm do të shënonte një përshkallëzim të madh në rajon. Inteligjenca amerikane tani sinjalizon se një sulm nga Irani ose një nga grupet që ai mbështet, mbi izraelin, mund të ndodhë brenda ditëve në vijim, raporton Bloomberg. Ndërkohë, ambasadat e huaja kanë nisur evakuimin e stafit në pritje të një sulmi të mundshëm. Vendet në Lindjen e Mesme dhe SHBA kanë qenë në gatishmëri të lartë dhe po përgatiten për një sulm të mundshëm nga Irani që nga 1 prilli kur avionët luftarakë izraelitë bombarduan ambasadën iraniane në kryeqytetin e Sirisë Damask. Gjenerali Mohammad Reza Zahedi u vra së bashku me gjashtë anëtarë të lartë të rojave Revolucionare Islamike. Kabineti i luftës i Presidentit Netanyahu është thirrur në takime emergjence në mesin e frikës se Irani do të nisë një sulm. Ekspertët i thanë britanikes The Sun se hakmarrja nga vetë Irani dhe jo nga dora e një grupi të mbështetur prej tij mund të ndezë një luftë globale. Grupi kryesor terrorist që mbështet irani, është Hezbollahu, me bazë në Liban. Të mërkurën, lideri Suprem i Iranit Ayatollahu Ali Khamenei e quajti Izraelin një "regjim djallëzor" ndërsa u zotua të "ndëshkojë" vendin. “Kur ata sulmojnë konsullatën, është sikur të kenë sulmuar në tokën tonë. Regjimi zionist bëri një gabim dhe duhet të dënohet dhe do të ndëshkohet” – tha ai. Mediat amerikane raportojnë ndërkohë se shba ka dërguar në izrael komandantin e lartë për lindjen e mesme, gjeneralin Erik Kurilla. Ndrësa presidenti joe biden, përsëriti se mbështetja amerikane për Izraelin është "e hekurt".

Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24
Top News- Ndryshimet klimatike po nxitin migrimin/ IOM: 200 milionë njerëz kërcënohen të zhvendosen
13/11 22:00
Top News – Fundi tragjik i 13-vjeçares. E mitura gjendet e e lidhur dhe e pajetë në një banesë
13/11 21:30
Top Channel/ 25 vite burg për vrasje, gabimi fatal që burgosi për 13 vite 64-vjeçaren e pafajshme
13/11 21:07
Top News – Putin nuk kënaqet vetëm me Ukrainën. Nga Finlanda, tek bazat e NATO-s, zbulohen kërkesat
13/11 21:00
Top Channel/ “Jam maskara”! Lidhjet jashtëmartesore, orët kritike të Jensen Huang në krye të Nvidia
13/11 20:54
Top Channel/ “Dita e Gjykimit”! Zbulohet historia e profecisë 66-vjeçare: Fundi i botës…
13/11 20:52
Top Channel/ Kërkesat brutale të Rusisë,“Bild”: Kërkon të dalë Finlanda nga NATO
13/11 19:55