Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, kritikoi ashpër presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për mënyrën se si i ka adresuar protestat kundër racizmit në SHBA. Powell, republikan dhe ish-oficer i lartë ushtarak, tha se Trump “ka dalë nga kushtetuta”. “Ne kemi kushtetutë dhe duhet ta ndjekim atë, por presidenti është larguar prej saj”, tha Powell për rrjetin televiziv CNN. Powell tha se në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA do të votojë rivalin e Trumpit, kandidatin demokrat, Joe Biden.