Kompani të njohura si Apple, Disney dhe IBM kanë ndërprerë fushatat e tyure të reklamimit në X, me arsyetimin e një stuhie në rritje të postimeve antisemitiste në rrjet. Bojkoti është rritur gjithashtu në vazhdën e një hetimi nga një grup amerikan, i cili ka identifikuar reklamat që shfaqen pranë postimeve pro-naziste në X. Musk ka mohuar se postimi i tij ishte antisemitik dhe ka kërcënuar se do të padisë për hetimin e reklamave.