Dy punonjës të një poste private në Tiranë kanë përfunduar në prangat e policisë, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tyre janë shpallur në kërkim. Të arrestuarit, konkretisht Bledian Zagradi 31 vjeç dhe Aldo Rubiku 27 vjeç janë arrestuar këtë të mërkurë dhe akuzohen për kontrabandim mallrash.