Policia ka nisur kontrollet në të gjitha rrugët e hyrjes dhe daljes nga Tirana. Tre postblloqe policie janë vendosur në akset që vijnë nga ju, veriu dhe juglindja e vendit, për të ushtruar kontrolle ndaj atyre që vijnë në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së demokratëve.