Uniformat blu të Tiranës kanë finalizuar operacionin e koduar “Procesi”, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i intensifikimit të punës operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në kuadër të operacionit, në Rrugën e Dafinave, u ndalua automjeti që drejtonte Renis Aliaj. Në automjet u gjet një qese me 1000 fara narkotike Cannabis Sativa. Policia ka vënë në pranga në përfundim të veprimeve procedurale 31 vjeçarin, me banim në Tiranë, si dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, farat narkotike dhe automjeti tip “Benz” që drejtonte Aliaj. Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.