Top News – Porsche beson ende tek benzina/ Investon për karburantet e pastra, sintetike
11/03/2021 11:57

Kalimi te makinat elektrike mund të jetë qëllimi kryesor i industrisë së automobilëve. Por, tek Porsche besojnë ende te motori me djegie të brendshme – megjithëse edhe këtu investohen tashmë miliarda për zhvilimin e modeleve elektrike. Prodhuesi gjerman i makinave kërkon alternativa ekologjike, me qëllim që modelet e tij luksoze të lëvizin në rrugë edhe në të ardhmen. Fjala është për elektro-karburantet apo e-fuels, benzinë sintetike metanoli, e prodhuar me hidrogjen ekologjik nga energjia e rinovueshme. Karburanti digjet njëlloj si benzina e bërë prej nafte, por pa emisione të gazrave serë. Mund të shitet në mbarë botën në rrjetin ekzistues të pompave të karburantit dhe pronarëve të porsheve nuk u duhet të ndërrojnë motorët. Muajin e kaluar Porsche njoftoi se karburanti i parë i tillë do të jetë gati në vitin 2022. Nëse benzina sintetike implementohet me të vërtetë me sukses, Porsche mund të kursejë miliona euro nga gjobat e vendosura nga BE për shkak të objektivave të mbrojtjes së klimës. Shtetet e BE ranë dakord në 2014, që prodhuesit e makinave deri në vitin 2020 të kufizojnë emetimet CO2 në 95 gram për kilometer për të gjitha modelet. Përndryshe. duke filluar nga ky vit, ata do të gjobiten. Lënda djegëse ekologjike do të prodhohet në jug të Kilit. Atje Siemens Energy po ndërton së bashku me Porschen një impiant të ri industrial që do të shfrytëzojë erërat në këtë rajon. Atje ndodhet parku më i madh i erës në Amerikën e Jugut. Zëdhënësi i Porsches Peter Gräve i tha DË se „karburanti fillimisht do të përdoret për aktivitetet e sporteve motorike të Porsches. Kjo është interesante, sepse qarkullojnë fjalë, që prodhuesi i makinave sportive mund të kthehet në Formula 1 pas 30 vitesh mungesë. Formula 1 është obliguar për integrimin e karburanteve sintetike në sport deri në vitin 2025. Nëse projekti pilot ka sukses, karburanti do të përdoret edhe në modelin ekzistues.

Top News – Front i ri lufte. Izraeli sulmon Hezbollah në Liban, kundërpërgjigjet grupi
02/03 09:41
Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”: Përshkallëzohet konflikti, 48 drejtues iranianë të eliminuar
01/03 19:54
Top News – Pas Khameneit vjen një pragmatist / Ali Larijani shfaqet si ‘ndërmjetës pushteti’
01/03 15:46
Top News – Kapet anija e ‘flotës hije’ të Rusisë / Belgjika dhe Franca ndjekin cisternën ‘fantazmë’
01/03 15:39
Top News-Sulmohet konsullata e SHBA, 9 viktima / Protesta për vdekjen e Khameneit në Pakistan e Irak
01/03 15:36
Top News – Garancitë e sigurisë për Ukrainën / Kievi: Rusia pranoi propozimin amerikan
01/03 14:44
Top News – Afganistani qëllon avionët pakistanezë / ‘Luftë’ mbi Kabul, intensifikohet konflikti
01/03 14:27
Top News – ‘Basti’ më i madh i Trumpit…/ ‘I fiksuar’ me Iranin, pasojat në politikën e jashtme
01/03 13:19
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 12:59
Top News – Drejtoi Iranin me ‘grusht të hekurt’ / Kush ishte Ali Khamenei, armiku numër 1 i SHBA-së
01/03 12:58
Top News – Valë shpërthimesh mbi Dubai e Doha / Irani vazhdon hakmarrjen, sulme të reja
01/03 12:54
Top News – ‘Trump e Netanyahu do ta paguajnë…!’ / Irani nën sulm të dielën, dita e dytë e luftës
01/03 12:42
Top Channel/ Sulmet tronditin Dubain/ Panik edhe në Kuvajt, Bahrein dhe Jordan
01/03 12:12
Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”, përshkallëzohet konflikti në disa vende
01/03 12:06
Top Channel/ Eliminohet Khamenei , Irani konfirmon vdekjen e liderit, reagon Trump: Njeriu më i keq
01/03 12:03
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 11:27
Top News – Çastet e fundit të Ajatollahut…Khamenei u takua me rrethin e ngushtë para sulmit
01/03 11:18
Top Channel/ Lindja e Mesme në flakë: SHBA dhe Izraeli godasin Iranin, mister fati i Khameneit
01/03 01:21
Top Channel/ E BUJSHME! Vritet Khamenei?! Trump e Netanjahu e pohojnë: Informacion i saktë!
01/03 00:18
Top Channel/ Mijëra grek në rrugë, përkujtojnë viktimat e aksidentit në Tempi
28/02 22:30
DIGITALB DIGITALB