Top News/ Porosit një picë, merr kokainë…Piceria gjermane bastiset nga policia, shkatërrohet skema
22/10/2024 15:21

Policia gjermane ka zbuluar një operacion të trafikut të drogës në Dyseldorf që përfshinte një piceri që shpërndante fshehurazi kokainë së bashku me porositë. Klientët që kërkonin artikullin 40 në menu, merrnin një dozë kokaine bashkë me picën e tyre, sipas policisë. Zyrtarët e policisë zbuluan se skema u raportua për herë të parë nga inspektorët e ushqimit në mars. Sapo skuadra e anti-drogës filloi survejimin, ajo e kuptoi shpejt pse pica numër 40 ishte kaq popullore. Kur oficerët bastisën shtëpinë e menaxherit të picerisë, 36-vjeçari dyshohet se hodhi një qese me drogë nga dritarja, e cila ra direkt në duart e oficerëve të policisë që ishin poshtë në pritje. Në çanta atij iu gjetën 1.6 kilogramë kokainë, 400 gram kanabis dhe 268 mijë euro para kesh. Pas dy ditësh nën arrest, menaxheri u lirua dhe e rihapi picerinë duke vazhduar me shitjen e paligjshme të "picës numër 40", cka i lejoi hetuesit të gjurmojnë zinxhirin e furnizimit të operacionit. Pas disa javësh hetime, rreth 150 oficerë kryen një bastisje të madhe, duke çmontuar rrjetin e drogës dhe duke arrestuar tre të dyshuar, përfshirë edhe kreun e rrjetit, një 22-vjeçar. Shtëpi dhe biznese të lidhura me 12 të dyshuar të tjerë u bastisën gjithashtu. Gjatë kontrolleve, policia zbuloi edhe dy plantacione kanabisi në Mynchengladbah dhe Solingen, që mbanin gjithsej 360 bimë. Oficerët konfiskuan gjithashtu armë, para dhe orë luksoze. Menaxheri i picerisë u arrestua më vonë ndërsa tentoi të largohej jashtë vendit dhe mbetet në paraburgim.

Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54