“Populli ju shpall të pafajshëm”, ky është mesazhi I vendosur në një pankartë para misionit të EULEX-it në Prishtinë, nga Platforma “Liria ka Emër”, vetëm disa ditë para vendimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vajza e dëshmorit Fatmir Fazlija, tha para misionit të EULEX-it, se kërkohet drejtësi, por ajo nuk mund të jetë e drejtë nëse harrohet se kush ishte agresori e kush viktima.