Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se ekziston “një numër i konsiderueshëm i provave” që dëshmojnë se koronavirusi i ri doli nga një laborator kinez. Sidoqoftë, Pompeo nuk e kontestoi vlerësimin e agjencive të inteligjencës amerikane që virusi nuk ishte i krijuar nga njeriu. Si Pompeo, ashtu edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kanë kritikuar ashpër Kinën, duke akuzuar për mungesë të transparencës.