Top News – Polonia sot përballë sfidës së madhe / Zgjedhjet më të rëndësishme nga rënia e komunizmit
15/10/2023 11:58

Në Poloni janë duke u mbajtur zgjedhjet parlamentare, të cilat do të jenë vendimtare për lidhjet e ardhshme të këtij shteti me Bashkimin Evropian dhe Ukrainën fqinje. Popullistët, që aktualisht janë në pushtet, janë në kërkim të një mandati të tretë. Sondazhet e opinionit publik tregojnë se partia nacionaliste Ligji dhe Drejtësia (PiS) do të marrë më së shumti vota, por do ta ketë të vështirë arritjen e një koalicioni qeverisës, çka potencialisht mund t’i rrisë shanset për opozitën e udhëhequr nga ish-shefi i BE-së, Donald Tusk. Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Rreth 29 milionë banorë kanë të drejtë vote në këtë vend anëtar të NATO-s dhe BE-së. Një fitore eventuale e partisë PiS do të mund t’i rrisë tensionet me BE-në dhe Ukrainën dhe do t’i rrisë shqetësimet për lirinë e mediave dhe të drejtat grave dhe migrantëve. “Ne jemi në BE, ne duam të qëndrojmë aty, mirëpo në një BE me shtete sovrane”, ka thënë lideri i partisë PiS, Jaroslaë Kaczynski, në një tubim zgjedhor të premten. Tusk, në anën tjetër, u ka thënë mbështetësve në tubimin e fundit se PiS ka “plane sekrete” për t’u larguar nga BE-ja, dhe se kjo parti, sipas tij, “është duke e çuar vendin në drejtim të gabuar”. “Kjo është dita më e rëndësishme në historinë e demokracisë sonë, prej vitit 1989”, ka thënë Tusk.

Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20