Top News – Polonia sot përballë sfidës së madhe / Zgjedhjet më të rëndësishme nga rënia e komunizmit
15/10/2023 11:58

Në Poloni janë duke u mbajtur zgjedhjet parlamentare, të cilat do të jenë vendimtare për lidhjet e ardhshme të këtij shteti me Bashkimin Evropian dhe Ukrainën fqinje. Popullistët, që aktualisht janë në pushtet, janë në kërkim të një mandati të tretë. Sondazhet e opinionit publik tregojnë se partia nacionaliste Ligji dhe Drejtësia (PiS) do të marrë më së shumti vota, por do ta ketë të vështirë arritjen e një koalicioni qeverisës, çka potencialisht mund t’i rrisë shanset për opozitën e udhëhequr nga ish-shefi i BE-së, Donald Tusk. Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Rreth 29 milionë banorë kanë të drejtë vote në këtë vend anëtar të NATO-s dhe BE-së. Një fitore eventuale e partisë PiS do të mund t’i rrisë tensionet me BE-në dhe Ukrainën dhe do t’i rrisë shqetësimet për lirinë e mediave dhe të drejtat grave dhe migrantëve. “Ne jemi në BE, ne duam të qëndrojmë aty, mirëpo në një BE me shtete sovrane”, ka thënë lideri i partisë PiS, Jaroslaë Kaczynski, në një tubim zgjedhor të premten. Tusk, në anën tjetër, u ka thënë mbështetësve në tubimin e fundit se PiS ka “plane sekrete” për t’u larguar nga BE-ja, dhe se kjo parti, sipas tij, “është duke e çuar vendin në drejtim të gabuar”. “Kjo është dita më e rëndësishme në historinë e demokracisë sonë, prej vitit 1989”, ka thënë Tusk.

Top Channel/ Tragjedia e grekëve, mes 7 viktimave edhe një shqiptar
27/01 23:02
Top Channel/ Biden sulmon Trump: Qeveria po godet qytetarët e saj
27/01 22:59
Top News- A e kërcënoi Trump kryeministrin kanadez? Përgjigja që dha pas akuzave për përçarje
27/01 22:57
Top News- Plani i SHBA për pushtimin të Kanadasë, zbardhen detajet, rikthehet frika e vjetër
27/01 22:56
Top Channel/ Tragjike, humbin jetën 7 tifozë, përplaset në Rumani furgoni i ultrasëve grekë
27/01 20:08
Top Channel/ “Nëna e të gjitha marrëveshjeve”! BE dhe India firmosin për tregtinë e lirë
27/01 20:04
Top News – ‘Bisha’ e Trumpit arrin përballë Iranit / 100 mijë ton luftë! Brenda USS Abraham Lincoln
27/01 15:39
Top Channel/ “Truri i fëmijëve tanë s`është në shitje”, Franca ndalon rrjetet sociale nën 15 vjec!
27/01 15:26
Top News – Hamasi kërkon policinë në Gaza / Pritet çarmatimi, faza e dytë e marrëveshjes së paqes
27/01 14:41
Top News – ‘Golden Dome’ e Trumpit mbush 1 vjeç / Mburoja raketore vetëm në letër, pak përparim
27/01 14:32
Top News -‘Nëna e të gjitha marrëveshjeve…’/ BE dhe India finalizojnë paktin e rëndësishëm tregtar
27/01 14:08
Top Channel/ Siçili, hapet toka- Humnerë në mes qytetit, 4 kilometra çarje, evakuohen qindra vetë!
27/01 14:03
Top News – Lanë një javë pa drita Berlinin / 1 milion euro shpërblim për gjetjen e fajtorëve
27/01 13:57
Top News- Serbia armatoset në fshehtësi, por nuk e rivalizon dot Kroacinë në fuqi ushtarake
27/01 13:56
Top News – Jo media sociale për -15 vjeçarët / Franca në gjurmët e Australisë, miraton parlamenti
27/01 13:46
Top News – I thotë lamtumirë pandave gjigante / Japonia ‘në lot’, dyshja niset për në Kinë
27/01 13:46
Top News – Shtëpitë mbeten buzë ‘humnerës’ / Rrëshqet toka në Siçili, evakuohen 1 mijë persona
27/01 13:36
Top News – Nuk i përmbahet marrëveshjes tregtare! Trump rrit tarifat ndaj Koresë së Jugut, 25 %
27/01 12:37
Top Channel/“Kurrë më”, 27 janari-dita e Përkujtimit të Holokaustit: Kujtojmë për të mos përsëritur!
27/01 12:30
Top Channel/ “Çmendet moti”:30 vdekje nga acari në SHBA, në Australi temperaturat shkojnë 49 gradë?!
27/01 11:47
DIGITALB DIGITALB