Top News–Polonia: NATO të ruajë qiellin e Ukrainës/ Kërkon zonë ndalim-fluturimi, të rrëzohen dronët
16/09/2025 11:10

Polonia ka bërë thirrje për një zonë ndalim-fluturimi të mbrojtur nga NATO mbi Ukrainën, cka i lejon asaj të rrëzojë dronët rusë. Ajo thotë se kjo do të ishte mënyra më e mirë për të mbrojtur aleancën ushtarake nga ndërhyrjet në hapësirën ajrore të shteteve të saj anëtare. Kjo vjen pasi 19 dronë rusë shkelën hapësirën ajrore të Polonisë javën e kaluar dhe një tjetër dron rus hyri në hapësirën ajrore rumune gjatë fundjavës. "Mbrojtja për popullsinë tonë nga dronët apo mbetjet e tyre, do të ishte natyrisht më e madhe nëse do të mund të luftonim dronët dhe objektet e tjera fluturuese përtej territorit tonë kombëtar", tha ministri i jashtëm i Polonisë, Radoslaë Sikorski. "Ne si NATO dhe BE mund të jemi të aftë ta bëjmë këtë, por nuk është një vendim që Polonia mund ta marrë vetëm; mund të merret vetëm me aleatët e saj", i tha ai gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine. Polonia do të jetë në gjendje të rrëzojë dronët rusë mbi territorin ukrainas, tha ai, duke e quajtur këtë një veprim "të favorshëm". "Nëse Ukraina do të na kërkonte t'i rrëzonim ata mbi territorin e saj, kjo do të ishte e dobishme për ne. Nëse më pyet mua personalisht, duhet ta shqyrtojmë këtë mundësi", tha ai. Incidentet e fundit me dronët rusë në Poloni dhe Rumani, kanë ngritur më shumë tensionet mes NATO-s dhe Rusisë. Polonia aktivizoi Nenin 4 të traktatit të NATO-s, duke kërkuar mbledhje urgjente të aleancës, por nuk e cilësoi inkursionin si sulm. Ekspertët ndërkohë vlerësojnë se Rusia po teston vendosmërinë e NATO-s.

Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00