Për herë të dytë që kur është bërë anëtare e Bashkimit Evropian, polonia ka marrë Presidencën e BE-së, duke filluar nga dita e parë e vitit 2025. Ky vend merr kryesimin e radhës nga Hungaria, ndërsa pas gjashtë muajsh do t’ia dorëzojë atë Danimarkës, e cila do të kryesojë bllokun evropian në gjysmën e dytë të vitit.