Top News – Polonia, Hungaria në kërkim të emigrantëve!/ Evropa Lindore ka nevojë për fuqi punëtore
20/07/2023 21:27

Përkundër intolerancës ndaj emigrantëve, që dëgjohet në radhë të parë nga politikanët e Evropës Qendrore dhe Lindore, as Evropa Lindore nuk mund të funksionojë pa punëtorë të huaj. Në njëzet vitet e fundit pas anëtarësimit në BE këto vende kanë shënuar një zhvillim të jashtëzakonshëm ekonomik. Ndaj ato kanë të njëjtat probleme sikur edhe vendet perëndimore me mungesën e punëtorëve dhe probleme të tjera – një popullsi gjithnjë e më e plakur dhe rënia e popullsisë në moshë pune. Me fjalë të tjera, vetëm të ardhurit mund t’i ndihmojnë, jo vetëm ekspertë financiarë, por edhe ekspertë të industrisë, mjekësisë, sektorit të transportit dhe teknologjisë së informacionit. Përveç kësaj, nga këto vende po largohen ekspertët, kështu që llogaritet se deri në vitin 2050 në këto vende do të ketë 30% më pak njerëz në moshë pune. Në të njëjtën kohë, ka gjithnjë e më shumë të moshuar. Ky është një problem për vendet e BE-së në lindje, sepse këto vende akoma nuk e kanë arritur nivelin e duhur të zhvillimit ekonomik – e nuk është zhvilluar as kultura e mirëpritjes së punëtorëve të huaj. Kështu, në Rumani vetëm rreth 1.1% e të punësuarve janë të huaj. Por qeveria rumune tashmë ka vendosur të rrisë numrin e vizave të punës dhe qëndrimit në 100.000 në vitin 2021 dhe po përgatitet të lëshojë të njëjtin numër vizash edhe këtë vit. Hungaria është ndër vendet më të zhurmshme kundër migrantëve nga vendet jashtë BE-së, dhe atje vërtet ka vetëm 85.000 të huaj nga gjithësej rreth 4.7 milionë të punësuar. Por pavarësisht se çfarë dëgjohet nga kryeministri Orban, ministri i Zhvillimit Ekonomik Marton Nagy thotë se Hungaria do të ketë nevojë urgjente për të paktën gjysmë milioni punëtorë të rinj nga vende të tjera. Politika akoma nuk i ka krijuar parakushtet e duhura për leje pune, por që tani ka pohime se ky vend shpreson të sjellë të paktën 3000 qytetarë të Filipineve për të plotësuar vendet e zvrazëta të punës. Pamjet: AFP

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58