Top News – Polonia e Turqia kundër Elon Musk / Chatbot-i i tij, komente fyese e lëvdata për Hitlerin
09/07/2025 15:31

Polonia do të raportojë në Komisionin Evropian xAI-në e Elon Musk, pasi chatbot-i i saj Grok bëri komente fyese për politikanët polakë, përfshirë kryeministrin Donald Tusk. Çështjet e paragjykimeve politike, gjuhës së urrejtjes dhe saktësisë së chatbot-eve të Inteligjencës artificiale kanë qenë një shqetësim që nga lançimi i ChatGPT të OpenAI në vitin 2022. Grok hoqi të martën ato që i quajti postime "të papërshtatshme" në mediat sociale pas ankesave nga përdoruesit e X dhe Lidhjes Kundër Shpifjes se Grok prodhonte përmbajtje me tone antisemite dhe lëvdata për Adolf Hitlerin. Një gjykatë turke bllokoi më parë aksesin në disa përmbajtje nga Grok pasi autoritetet thanë se chatbot-i gjeneronte përgjigje që fyenin Presidentin Tayyip Erdogan, themeluesin e Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturk, dhe vlerat fetare të vendit. Ministri i dixhitalizimit i Polonisë, Kristof Gavkovski, tha të mërkurën se qeveria do t'i kërkojë Brukselit të hetojë komentet fyese të chatbot-it për politikanët polakë. "Kam përshtypjen se po hyjmë në një nivel më të lartë të gjuhës së urrejtjes, e cila nxitet nga algoritmet, dhe se mbyllja e syve ose injorimi i kësaj sot... është një gabim që mund t'i kushtojë njerëzimit në të ardhmen", tha ai. Zhvilluesi i chatbot-it, xAI, nuk iu përgjigj kërkesave për koment.

Top Channel/ Zuckerberg del para gjykatës: Padi ndaj platformave online se krijojnë varësi!
19/02 12:26
Top News – Aleatët evropianë braktisin Trumpin / Takimi i parë i Bordit të Paqes në Uashington
19/02 11:56
Top News -‘Nëse e përdorim askush s’ka shpëtim’/ Kim Jong un, raketalëshues të ri me koka bërthamore
19/02 11:52
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin: Tregohuni të mencur, pranoni marrëveshjen!
19/02 11:51
Top News – ‘Bëhuni të mençur, bëni marrëveshje’ / Trump paralajmëron Iranin, sulm këtë fundjavë
19/02 11:47
Top News – Trump godet Iranin brenda ditësh! SHBA mbledh fuqinë më e madhe të zjarrit në dekada
19/02 11:46
Top News – Nuk ka paqe në Ukrainë këtë vit / Spiunët evropianë pesimistë: SHBA nuk do arrijë asgjë
19/02 11:37
Top Channel/ Bordi i Paqes, takimi inaugurues: 27 vende pjesëmarrëse, mes tyre Shqipëria e Kosova!
19/02 11:27
Top Channel/ Gjermania sfidon hapur SHBA-në, Merz: Synojmë partneritet strategjik me Kinën!
19/02 11:23
Top News – A do ta shpëtojë Putini Kubën…? ‘Në mbështetje të Havanës si miq të vjetër’
19/02 11:14
Top News – Avioni luftarak evropian dështoi / Gjermania kërkon më shumë F35-a amerikane
19/02 11:06
Top News – Presidenti bëhet shembull. Tentoi grusht shteti me ushtrinë, dënohet me burg
19/02 10:09
Top Channel/ Trump shpërthen ndaj Starmer: Mos dorëzo ishujt në Oqean
18/02 23:28
Top Channel/ Greqia kopjon Italinë për emigrantët, synon kampe në Afrikë
18/02 23:01
Top News- Orteku shkëputet nga mali dhe zhduk grupin e skiatorëve, aventura kthehet në tragjedi
18/02 23:00
Top News- Stuhi të papara dëbore dhe acari, anulohen fluturimet, kaos në disa rajone të Rumanisë
18/02 22:54
Top News- Qeni merr vëmendjen në Lojërat Olimpike, hyn në pistë dhe kërkon medaljen e artë
18/02 22:37
Top News- Rusia do luftën jo paqen! Zelensky shpërthen ndaj Moskës: Nuk lëshojmë territoret
18/02 22:30
Top News- Tragjedi në minierë, 37 minatorë humbin jetën pas lutjes ë mëngjesit
18/02 22:00
Top News- ‘Bos fantazme’ i drogës, kapet në Itali vëllai i deputetes demokrate
18/02 20:51
DIGITALB DIGITALB