Polonia po shqyrton mundësinë që të angazhohet drejtpërdrejt në hapësirën ajrore ukrainase për të rrëzuar raketat dhe dronët rusë. Plani është njoftuar nga Ministri i Jashtëm, Radoslav Sikorski, që në një intervistë për Financial Times thotë se raketat dhe dronët rusë janë kërcënim për sigurinë kombëtare të vendeve fqinje me Ukrainën.