Top News – Polonia ‘blindohet’ me HIMARS / I vendos përgjatë kufirit me Rusinë
15/05/2023 16:16

Polonia ka marrë edhe dërgesën e parë me sistemet raketore HIMARS, të prodhimit amerikan. Varshava planifikon që t’i dislokojë këto sisteme në një rajon që gjendet në kufi me Rusinë, tha ministri polak i Mbrojtjes. “Kjo armë do të dislokohet në pjesën verilindore të vendit tonë... detyra e saj është të pengojë agresorin”, tha ministri Mariusz Blaszczak. Në mars, Ministria e Mbrojtjes të Polonisë tha se HIMARS-ët, që janë sistem raketor me rreze të gjatë veprimi dhe mjaft preciz, do të stacionohen në njësi ushtarake në Olsztin, që gjendet rreth 80 kilometra nga kufiri rus, afër enklavës së Kaliningradit. Blaszczak tha se HIMARS-ët do të “forcojnë ushtrinë polake në krahun lindor të Polonisë dhe krahun lindor të NATO-s”. Polonia, shtet në kufi me Ukrainën, të cilën e ka mbështetur, kishte blerë 20 HIMARS nga SHBA-ja më 2019 dhe tani ka pranuar dërgesën e parë me këto sisteme raketore. Por, Varshava tani është duke negociuar me Shtetet e Bashkuara që të blejë më shumë HIMARS. “Kongresi amerikan ka miratuar shitjen e pothuajse 500 sistemeve për Poloninë. Këto sisteme do të blihen nga Polonia shumë shpejt”, tha Blaszczak. “Ne duam të sigurohemi që në bazë të kontratës që po negocionojmë, të përfshijmë edhe bashkëprodhimin e HIMARS-ëve, si të raketahedhësve ashtu edhe të raketave të bëhen në Poloni. Ky është qëllimi që i kemi vënë vetes”, shtoi ai. Në fund të janarit, Polonia njoftoi për rritje të shpenzimeve të mbrojtjes për 4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, me kryeministrin polak që ka deklaruar se shteti ka nevojë të armatoset “më shpejt” përballë kërcënimit që vjen ga pushtimi rus i Ukrainës.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55