Në mesin e shqetësimeve për pushtimin rus të Ukrainës, Polonia ka vendosur të blejë një numër të pa specifikuar dronësh MQ-9 Reaper nga SHBA, me procedurë të posacme, të përshpejtuar. Me prokurimin e planifikuar, forcat e armatosura polake do të bëheshin ushtria e parë në skajin lindor të NATO-s që blen mjetet e telekomanduara ushtarake amerikane.