Lufta në Ukrainë ka detyruar shumë vende evropiane t’i analizojnë edhe më tepër forcat e tyre mbrojtëse. Gjermania është ndoshta shembulli më i njohur. Vendi është zotuar të shpenzojë shumë më tepër për ushtrinë, pasi është mbështetur kryesisht në SHBA dhe NATO që nga Lufta e Dytë Botërore. Por, polakët po ndërmarrin gjithashtu hapa për të mbrojtur veten, raporton skyneës. Vendi ka nënshkruar një kontratë për blerjen e dy aeroplanëve suedezë të paralajmërimit të hershëm dhe kontrollues Saab 340 AEË-300 për rreth 600 milionë korona suedeze (52.36 milionë euro), njoftoi sot ministri polak i mbrojtjes.