Polonia ka arrestuar 13 aktivistë të cilët u përpoqën të shkatërronin gardhin përgjatë kufirit me Bjellorusinë, i cili është ngritur për të penguar fluksin e migrantëve të paligjshëm. Shërbimi i Rojes Kufitare të Polonisë deklaroi se të ndaluarit ishin12 shtetas polakë dhe një shtetas holadez. Javët e fundit Polonia dhe Lituania janë përballur me një rritje të frikshme të hyrjeve ilegale nga Bjellorusia.