“Realiteti i Kosovës është Republika e Kosovës. Dhe kjo duhet t’i thuhet popullit. Sa më parë që e pranojmë realitetin, aq më shpejt do të jemi në rrugën e së ardhmes”. Kështu shkruan politikani opozitar në Serbi, Boban Bodganovic, në një editorial për gazetën “Danas”, duke u bërë ndër zërat më të fortë në Beograd që i kërkom presidentit serb Aleksandër Vucic të njohë Kosovën.