Në ditën e shenjtë të lindjes së Jezus Krishtit, presidenti i republikës, Bajram Begaj uroi të gjithë besimtarët katolikë, ortodoksë dhe ungjillorë që e ardhmja të sjellë paqe, solidaritet dhe dashuri. Begaj: “Kjo ditë e shenjtë ndez te ne shpresën dhe besimin se e ardhmja bëhet më e mirë me paqe, solidaritet dhe dashuri.” Me një imazh të shkëputur nga frontespici i veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, “Çeta e Profetëve”, Kryeministri Edi Rama uroi të gjithë besimtarët në këtë 25 dhjetor. Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi uroi Krishtlindjen nga vendlindja e tij.