Politika shqiptare ka uruar përmes rrjeteve sociale shkrimtarin e shquar Ismail Kadare, i cili sot mbushi 88 vjec. Presidenti i Republikës Bajram Begaj shkroi në Facebook se Kadare është një urë e fortë dhe e bukur, e Shqipërisë me perëndimin. ‘Jetë të gjatë dhe shëndet shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare! Universi i tij i mrekullueshëm letrar i përcolli Shqipërinë perëndimit, nëpërmjet Ilirisë, legjendave ballkanike, Homerit në epopetë shqipe dhe Eskilit në dramat e kohëve moderne. Kadare është një urë e fortë dhe e bukur e jona me perëndimin.’