29 nëntor 2022, shënon 78 vjetorin e çlirimit të vendit nga nazistët gjermanë, datë e cila ka përçarë edhe politikën shqiptare dhe vetë historianët. Një pjesë prej tyre konsideron si datë çlirimi 28 nëntorin 1944, e pjesa tjetër datën 29. Edhe pse në 1944 u festua më 28 nëntor, data e çlirimit u hodh në votë ku dhe u vendos 29 nëntori si dita e çlirimit, e cila pranohet nga e majta shqiptare, por jo nga politika e djathtë, e cila e kremton këtë festë më 28 nëntor së bashku me pavarësinë.