Ndarja e parakohshme nga jeta e gazetarit dhe publicistit Artur Zheji, ka bërë bashkë politikën shqiptare. Presidenti i Republikës, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të Zhejit, teksa shpreh ngushëllime për familjen e të afërmit. “Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe komunitetit të medias për ndarjen e papritur nga jeta të Artur Zhejit, një prej zërave më aktiv, më të angazhuar dhe më moderatorë e kontribues në debatin publik në Shqipëri.”