Një burrë saudit pretendon se është martuar 53 herë në 43 vjet me qëllim që të gjejë stabilitet dhe paqe mendore dhe jo kënaqësi personale. 63-vjeçari Abu Abdullah njihet ndryshe si “poligamisti i shekullit”. Ai u martua për herë të parë në moshën 20-vjeçare, por pas disa vitesh pati probleme në lidhjen e tij, kështu vendosi të martohej sërish në moshën 23-vjeçare.