Policia e Shtetit ka hapur edhe njëherë thirrjen për 300 vende për “Patrullë të Përgjithshme” në Akadaeminë e Sigurisë, në kuadër të plotësimit të vendeve të lira në 9 drejtori vendore të Policisë. Bëhet fjalë për drejtoritë vendore të Policisë në qarqet: Tiranë, Durrës, Korçë, Fier, Vlorë, Lezhë, Shkodër, Kukës dhe Dibër.