Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi hetimin e Policisë së Shtetit mbi profilet online, të cilat vlerësuan negativisht biznese të caktuara, si ‘policim politik digjital’. Ai e akuzoi Kryeministrin Edi Rama se, i tmerruar nga protestat, po përgatit terrenin për të bllokuar rrjetet sociale, duke ndjekur shembullin e Ajatollahëve në Iran. Berisha tha se PD konsideron të pacenueshme te drejten e cdo qytetari per te shprehur pershtyjen e tij per cdo sherbim qe merr, sikurse nuk pajtohet me përshtypje të rreme nga llogari false për shërbime që nuk janë marrë kurrë, të cilat synojnë të dëmtojnë konkurrencën e ndershme.