Autoritetet në qytetin amerikan të Mineapolisit, atje ku George Floyd u vra në 2020-ën, ka publikuar pamjet nga kamerat në trupin e oficerëve, që tregojnë vrasjen e një 22 vjecari afro amerikan. Sipas policisë, Amir Locke, u qëllua nga oficerët që po ekzekutonin një mandat kontrolli në apartamentin e tij pasi Locke rrëmbeu një armë nga poshtë dyshekut.