Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia një të arrestuar për grabitje me armë. Bëhet fjalë për Elvis Sejdon, 20-vjeçarin që u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës për një grabitje të kryer në gusht të këtij viti dhe më pas u la i lirë, pasi kërkesa për caktimin e masës së sigurisë ishte bërë jashtë afatit 72 orësh që e ka të përcaktuar Kodi i Procedurës Penale. Prokuroria kërkoi në seancë caktimin e masës së “arrest me burg” , por u kundërshtua nga avokati qe i kërkoi gjykatës lirimin, që u pranua.