Në selinë e Policisë së Shtetit u zhvillua një seminar mbi bashkëpunimin ndërkombëtar policor, ku morën pjesë si folës anëtarë të nivelit të lartë të Policisë Kombëtare Spanjolle, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare EUROPOL dhe FRONTEX. Ëorkshopi u zhvillua në kuadër të projektit EU4FOCAL, "Lufta kundër krimit të organizuar në Shqipëri nga këndvështrimi i hetimit penal dhe financiar", ky projekt i financuar nga BE përmes instrumentit të saj IPA, menaxhohet nga fondacioni publik FIIAPP, në varësi të Ministrisë së Jashtme të Spanjës.