Policia Kufitare e Vlorës dhe Delta Forcë i kanë shkuar në ndihmë 5 shtetasve që kishin ngelur në det dhe e kishin të pamundur kthimin në breg, me mjetin e tyre lundrues skaf. Gjatë ditës së sotme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim se një mjet lundrues gomone me 5 shtetas në bord, kishte pësuar defekt, në plazhin 📍e Zhapovelit, Karaburun.