Policia ka shpërndarë me forcë protestën e thirrur para Kuvendit, duke shoqëruar të paktën katër qytetarë, mes të cilëve edhe Dritan Goxhajn. Ndërhyrja e policisë zhvendosi protestuesit në drejtim të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, për të kërkuar lirimin e tyre. Në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës mbërritën edhe deputetët e Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri. Nga salla e Kuvendit, Taulant Balla akuzoi se protestuesit që hodhën vezë dhe, sipas tij, sulmuan policinë para Kuvendit nuk janë protestuesit e vërtetë, por ushtarë politikë.