Kjo është një nga shkeljet më të shpeshta të qarkullimit rrugor, ku manovra e mospozicionimit të rregullt në rrugë krijon kaos dhe trafik. Në 1 javë, sipas policisë rrugore të Tiranës janë konstatuar 74 raste, të cilat janë gjobitur. Gjatë kësaj periudhë, policia thotë se gjatë kontrokeve për parandalimin e aksidenteve në rrugë janë konstatuar mbi 12 mijë shkelje të drejtuesve, ku janë arrestuar ose proceduar penalisht 24 drejtues mjetesh.