Policia e Krujës vijon me një operacion të gjërë anti-kanabis për të goditur rastet e kultivimit të hashashit, teksa sezoni ka nisur tashmë. Në njoftimin e fundit, Policia bën me dije se është konstatuar në një territor të fshatit Mafsheq, Krujë, një serë e improvizuar, brenda së cilës u gjetën 782 kubikë, të mbushur me dhé dhe fara të dyshuara narkotike kanabisi, në proces mbirjeje. Ndërkohë policia vijon punën për kapjen e autorëve dhe të pronarëve të këtyre parcelave me bimë narkotike.