Policia e Tiranës thotë se ka njoftuar Partinë Demokratike se nuk merr përsipër zhvillimin e protestës së thirrur nga opozita pasditen e kësaj të premteje. Refuzimi për të marrë përsipër këtë protestë, sipas uniformave blu është bërë duke marrë parasysh faktin që në protestën e kaluar ka pasur shtetas të maskuar që kanë hedhur bomba Molotov dhe lëndë piroteknik, duke dëmtuar punonjës, si dhe nga informacionet për veprime të dhunshme në protestën e sotme.