Në 24 orët e fundit, Policia e Shtetit ka ndëshkuar me gjobë 356 qytetarë, të cilët janë konstatuar pa maskë në rrugë. Sipas njoftimit zyrtar behet e ditur se qytetarët janë gjobitur me masën 30 mijë lekë të vjetra secili. Ndërkohë në 24 orët e fundit raportohet te jene shoqëruar në polici 7 qytetarë, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë dhe janë lënë të lirë.