Top News- Policia nuk e gjeti në banesë /Adriatik Llalla shpallet në kërkim
23/09/2021 10:44

Pak orë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit që la në fuqi dënimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për ish Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, policia ka shkuar të mërkurën në mbrëmje në banesën ë tij për të ekzekutuar urdhrin esapk për arrestimin e tij. Ai nuk është gjendur në shtëpi dhe policia pasi priti rreth 20 minuta u larguar pa mundur të kontaktojë me asnjë. Nuk dihet ende vendndodhja e Llallës, ndërsa tashmë ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kujtojmë se, më 9 shator ai është nisur drejt Italisë për t’u kuruar, ndërsa nuk dihet destinacioni i tij final. Sokol Hazizaj, avokat i Llallës, deklaroi gjatë misionit ‘Open’ se ka kohë që nuk ka komunikuar me klientin e tij. Avokati shton se Gjykata është njoftuar para një muaj për gjendjen shëndetësore të Llallës, që sipas avokatit është një gjendje e rëndë duke mos e cilësuar llojin e sëmundjes. Ish Prokurori i Përgjithshëm është dënuar me 2 vjet burgim dhe 5 vjet përjashtim nga funksionet publike, pasi u shpall fajtor nën akuzat për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”. Sipas vendimit të lënë në fuqi nga GJKOK do të konfiskohen edhe disa prona të vëna më parë nën sekuestro, përkatësisht 4 sipërfaqe toke, gjithsej 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës. Ish kryeprokurori Llalla nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme, ndërsa avokati i tij Sokol Hazizaj tha se ish aiu gjendet në regjim spitalor. Avokati e quajti vendimin të padrejtë dhe tha se do të ankimohej në Gjykatën e Lartë. Pas këtij vendimi ish Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, bëhet i pari zyrtar i lartë që dënohet për korrupsion nga Gjykata e Posaçme e Apelit, kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Gjithashtu Llalla është i pari ish zyrtar i lartë nga Shqipëria, ndaj të cilit Departamenti Amerikan i Shtetit mori në vitin 2018 vendimin për t’i ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara, së bashku me familjen, për shkak të përfshirjes në korrupsion. Pas këtij vendimi, të tjerë persona u përfshinë në listën e zezë të shba, ku përmendim ish deputetin Tom Doshi, ish kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe së fundi ish kryeministri Sali Berisha.

Top Channel/ Zjarre në dy transformatorë elektrikë në Kakoz, tre zjarrfikës në vendngjarje
05/07 23:05
Top Channel/ “Bankers”, drejtuesi e ish-drejtuesi në burg. Avokati i Çobos: Ka fituar në Arbitrazh
05/07 22:35
Top Channel/ Telefoni i Laert Haxhiut “ha koka”. Pushohen, drejtori i burgut dhe shefi i policisë
05/07 20:28
Top Channel/ Rrjet prostitucioni me te huaja ne Kavajë. Procedohen edhe 6 shqiptarë
05/07 20:13
Top Channel/ Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët
05/07 19:10
Top News- Përplasen dy automjete/ Aksident rrugor në aksin Sarandë-Delvinë
05/07 19:07
Top Channel/ Rrjet pr*stitucioni në Kavajë! Shtetase të huaja ushtronin aktivitetin ilegalisht
05/07 15:25
Top Channel/ Arsenal armësh në Lushnjë! Arrestohet një 50-vjeçar, posedonte sasi të madhe municioni
05/07 15:22
Top Channel/ Zbulohet laborator falsifikimesh! Arrestohen babë e bir për falsifikim dokumentesh
05/07 15:20
Top Channel/ Vlorë, aksion për hapësirat publike! Dredha ua lë përgjegjësinë drejtorëve që ikën
05/07 15:06
Top News- I armatosur në banesë/ ‘Strike’ arreston një 50 vjeçar në Lushnje
05/07 14:15
Top News- Bazë prostitucioni në Kavajë, kinezet kapen me bllok në dorë
05/07 13:27
Top Channel/ Porosia e Ramës! Nis lirimi i hapësirave publike në Vlorë, Dredha: Duhej bërë me kohë
05/07 13:18
Top News – Gjyqi ‘Partizani’ ndaj Berishës. PD-Shembull flagrant i standardit të drejtësisë
05/07 13:06
Top News- Hodhi inertet e hotelit në det/ Arrestohet inxhinieri i ndërtimit në Dhërmi
05/07 12:56
Top Channel/ Laborator falsifikimesh! Arrestohen babë e bir për falsifikim dokumentesh në Tiranë
05/07 12:42
Top Channel/ Bazë prostitucioni në Qerret! Arrestohen 2 kineze, procedohen 6 ‘klientë’ shqiptarë
05/07 12:31
Top Channel/ “Vere dhe Portokalle” ndez Fierin! Spektakël, humor dhe një kampion bote në skenë
05/07 12:30
Top News – Mbajti peng një vajzë në Astir/ Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën
05/07 12:24
Top Channel/ Sezoni i vjeljes së mjaltit! Bletarët në zonën e Fierit të kënaqur
05/07 12:23