Policia e Shtetit do të jetë në gatishmëri për të siguruar mbarëvajtjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, I cili do të zhvillohet të shtunën e 11 dhjetorit në stadiumin Air Albania. Ka qenë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, ai i cili ka bërë me dije informacionin, duke pohuar se forcat e policisë do të jenë gati për çdo zhvillim që vjen eventin politik.